Vazhdon seanca për aktgjykimin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në Hagë

Ka nisur në ora 10:00 në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë seanca ku pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë seancës e cila po vazhdon, trupi gjykues bën të ditur vendimin për secilin prej të akuzuarve, duke trajtuar dhjetë pikat e aktakuzës. aktualisht po vazhdon leximi i aktgjykimit.

Në sallën e gjyqit janë të pranishëm të akuzuarit, ekipet e tyre mbrojtëse, përfaqësuesit e Prokurorisë, si dhe familjarët.

Interesi për vendimin është i madh edhe jashtë gjykatës. Qindra shqiptarë janë mbledhur në Hagë, ndërsa nisja e seancës është shoqëruar me brohorima.

Në Prishtinë, qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ku po e ndjekin drejtpërdrejt seancën përmes një ekrani të madh të vendosur nga organizatorët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button