Arrestohen dy vajza pas përleshjes fizike në Qendër, njërës iu gjet send i mprehtë

Dy vajza nga Shkupi janë ndaluar pas një përleshjeje fizike mes tyre dhe sjelljes agresive ndaj zyrtarëve policorë në komunën Qendër të Shkupit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Ngjarja ka ndodhur më 14 shtator, rreth orës 19:50, kur zyrtarët policorë kanë ndaluar S.R. (26) dhe V.A. (24), të dyja nga Shkupi.

Sipas MPB-së, vajzat paraprakisht kishin prishur rendin dhe qetësinë publike përmes një përleshjeje fizike mes tyre, ndërsa më pas ishin sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policëve që po ndërmerrnin veprime zyrtare.

Gjatë kontrollit të kryer, te 24-vjeçarja V.A. është gjetur një send i mprehtë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button