Vdes Flora Brovina, nesër do të dëshmonte për Masakrën e Dubravës

Ka vdekur Flora Brovina, ish-deputete e Partisë Demokratike të Kosovës.
Brovina, e cila ka qenë edhe pediatre dhe aktiviste për të drejtat e grave, ishte e paraparë që nesër, të dëshmonte në gjykatë lidhur me Masakrën e Dubravës.
Dëshmia e saj ishte planifikuar në një kohë kur rasti i Masakrës së Dubravës vazhdon të jetë një prej çështjeve të rëndësishme që lidhen me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.
Brovina ka qenë e burgosur gjatë luftës dhe në biografinë e saj dokumentohet edhe përvoja e saj si e burgosur politike.



