Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës kalon 100 dollarë për fuçi

Çmimet e naftës e nisën javën me rritje këtë të hënën, me një fuçi që po tregtohet për mbi 100 dollarë, në sfondin e luftimeve në Lindjen e Mesme, pas mbylljes së një naftësjellësi kyç në Arabinë Saudite dhe sulmeve ndaj cisternave në Ngushticën e Hormuzit.

Pak pas orës 02:30 sipas orës lokale, pasi nisën tregtimet në tregjet aziatike, çmimi i një fuçie nafte Brent të Detit të Veriut, për dorëzim në nëntor, shënonte një rritje prej 2,80%, duke arritur në 107,54 dollarë. Javën e kaluar, ai kishte kaluar kufirin e 100 dollarëve për herë të parë që nga korriku, duke u rritur me 9% gjatë javës.

Ndërkohë, lloji amerikan i naftës West Texas Intermediate (WTI), për dorëzim në tetor, shënonte një rritje prej 2,29%, duke arritur në 102,34 dollarë për fuçi.

Omani njoftoi dje shtyrjen e një takimi në nivel ministrash të Jashtëm, që do të zhvillohej në sulltanat dhe ku pritej të merrnin pjesë Irani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button