Edi Rama shkarkon ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkarkuar sot nga detyra ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Sipas Top Channel, në vend të tij pritet të emërohet Ervin Demo, i cili deri më tani ka mbajtur postin e ministrit të Pushtetit Vendor.

Lamallari ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe në fushën e sigurisë e drejtësisë. Ai ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Brendshëm dhe, që nga viti 2020, ka qenë negociator për Kapitullin 24 të negociatave me Bashkimin Evropian, “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button