Etiketat “NMK” për targat do të jenë pa pagesë, por nuk ka ende askund

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se etiketat me shkurtesën “NMK” për targat, do të jenë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Etiketat do të shpërndahen nëpër qendrat për kontrollim teknik, ndërsa prej atje do të mund ti marrin të gjithë.
Por, pavarësisht se do të jenë pa pagesë, ato nuk mund të gjendeshin askund nëpër pikat e kontrollit teknik të makinave. Shumica e qytetarëve janë ankuar publikisht se kanë qenë në pikat e kontrollit për të kërkuar etiketat, por janë njoftuar se Ministria e Brendshme ende nuk i ka furnizuar me etiketa.
Sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, nga 12 shkurti hyn në fuqi ndërrimi i targave për shkak të ndryshimit të emrit të shtetit nga Maqedonia që kishte shkurtesën MK, në Maqedonia e Veriut, për çka duhet të ketë shkurtesë NMK.


