Zv/kryeministri Bekim Sali uron 8 Shtatorin: “Të vazhdojmë së bashku drejt familjes evropiane”

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
“Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mora pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 35-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.
8 Shtatori është një ditë që na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet shteti ynë, liria, demokracia, bashkëjetesa dhe respekti i ndërsjellë.
35 vite pavarësi janë një rrugëtim që na kujton arritjet, por edhe përgjegjësinë që kemi për të ardhmen. Sot, angazhimi ynë duhet të jetë edhe më i fuqishëm për një Maqedoni të Veriut stabile, demokratike, evropiane dhe me mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Të vazhdojmë së bashku ta ndërtojmë të ardhmen e vendit tonë si pjesë e familjes evropiane.
Urime 8 Shtatori – Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut!”, deklaroi Sali.



