Kallëzim penal për shtetasin kanadez pasi tentoi të nxirrte ilegalisht nga Maqedonia e Veriut një gur që përbën trashëgimi kulturore

Një shtetas kanadez ka marrë kallëzim penal nga SPB Kumanovë, pasi në mënyrë të kundërligjshme kishte siguruar dhe përvetësuar një fragment guri që përbën trashëgimi kulturore.

Siç thuhet në buletinin policor, SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal ndaj J.A.S. (37) nga Kanadaja, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “nxjerrja, përkatësisht eksportimi jashtë vendit i të mirave nën mbrojtje të përkohshme ose i trashëgimisë kulturore apo i rrallësive natyrore”.

Më 28 gusht 2026, i kallëzuari në mënyrë të kundërligjshme kishte siguruar dhe përvetësuar një fragment guri ranor, i cili përbën trashëgimi kulturore, me qëllim që ta nxirrte nga vendi pa lejen e organit kompetent.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button