Arrestohet shtetasi i Serbisë në kufi, i ofroi ryshfet 10 euro Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar zyrtarit policor kufitar 10 euro ryshfet.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Jarinjë.

“PKK Jarinjë 03.09.2026 – 09:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor kufitar në mënyrë që t’i mundësohet vajzës se tij hyrja në Kosovë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button