Filipçe: LSDM nuk do të jetë alibi e pushtetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare

LSDM nuk do të jetë alibi e pushtetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare – deklaroi sot kryetari i partisë, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp.
– Ne nuk do të jemi alibi. Zgjedhjet le t’i caktojë kryeministri i cili ka shumicë prej dy të tretave. Pushtet absolut në çdo nivel: presidentja, pushteti ekzekutiv, Kuvendi, shumica në komuna, pushteti qendror dhe lokal… Mund të bëjë zgjedhje kur të dojë. Zgjedhje do të ketë kur të mbesin pa para për tenderët korruptivë – tha Filipçe.
LSDM, sipas tij, po përgatitet çdo ditë për zgjedhje, duke paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të prezantohet „Master plani për Maqedoninë“ në disa hapa, në mënyrë që qytetarët ta dinë se cilat janë premtimet e tyre.
Kryetari i LSDM-së nuk deshi të komentojë qëndrimin e BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke thënë se nuk e ka parë sepse është publikuar menjëherë para konferencës për shtyp. Ndërsa lidhur me atë nëse do të marrë pjesë në ndonjë takimin të liderëve për zgjedhjet, nëse vjen deri te kjo, ai tha se „LSDM është e gatshme të marrë pjesë në gjithçka që është e dobishme për shtetin“. – Do të shkoj në çdo takim nëse është për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit – tha Filipçe.



