Bouaddi është pasardhësi i Rodri-t te Manchester City

Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenal-it në “Community Shield”, drejtuesit e Manchester City po shpejtojnë në merkato për të fuqizuar skuadrën. Investimi i radhës nga “qytetarët” është nga ata më të rëndësishmit.
Klubi anglez është në bisedime të avancuara me francezët e Lille për blerjen e mesfushorit Ayyoub Bouaddi. Marokeni 18-vjeçar, i cili spikati gjatë Botërorit amerikan, shihet si një nga lojtarët më premtues, ndaj dhe te Manchester City janë të vendosur për të marrë në ekip.
Gjatë javës pritet që gjithçka të marrë formë zyrtare, me Bouaddi që do të vishet “qytetar”, ndërsa Lille do të përfitojë rreth 100 milionë euro nga ky transferim. Marokeni do të zërë kështu vendin e lënë bosh nga Rodri, pasi spanjolli do të bashkohet me Barcellona-n dhe klubi anglez do të marrë më shumë se 70 milionë euro prej tij.



