Gjendet i pajetë drejtori operativ i Alsatit, Lirim Hajredini

Trupi i Lirim Hajredinit, drejtorit operativ të televizionit Alsat, është gjetur mëngjesin e sotëm pranë qendrës tregtare “Mavrovka” në Shkup. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat lokale, dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje, ndërsa vendi është siguruar nga policia. Trupi pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar rrethanat e vdekjes.
Hajredini ka qenë për më shumë se 16 vjet drejtor operativ i televizionit kombëtar në gjuhën shqipe, Alsat.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.



