Kontroll në Gostivar, gjenden drogë dhe municion, arrestohet një person

Sot, në orën 07:30, zyrtarët policorë të SPB Gostivar kanë arrestuar D.S. (58) nga fshati Raven i Gostivarit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe objektet ndihmëse, i kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë pluhur e bardhë, marihuanë dhe fishekë për pistoletë.
Personi është ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

