Spërkatje kundër mushkonjave në Draçevë si masë parandaluese ndaj etheve të Nilit Perëndimor

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se mbrëmë ka angazhuar Qendrën për Shëndet Publik – Shkup që të kryejë një dezinsektim shtesë tokësor kundër mushkonjave të rritura në lagjen Draçevë.

Kjo aktivitet paraqet një masë parandaluese, e cila zbatohet në bazë të informacionit profesional dhe vlerësimit të rrezikut të përgatitur nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup lidhur me gjendjen e mushkonjave dhe nevojën për dezinsektim shtesë, si dhe për shkak të situatës aktuale epidemiologjike me raste të konfirmuara laboratorikisht të etheve të Nilit Perëndimor në vend.

Bëhet fjalë për një spërkatje të jashtëzakonshme kundër mushkonjave, e realizuar sipas indikacioneve dhe në përputhje me Programin për Shëndet Publik, pas marrjes së informacioneve profesionale nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup.

Paralelisht me këtë masë, sipas planit vjetor të Qendrës për Shëndet Publik – Shkup, po zhvillohen vazhdimisht edhe aktivitetet e rregullta në territorin e Qytetit të Shkupit.

Nga institucioni bëjnë të ditur se gjatë muajve maj dhe qershor janë realizuar tri aksione të dezinsektimit ajror kundër larvave të mushkonjave. Ndërsa në korrik është zhvilluar edhe aksioni i dytë i dezinsektimit tokësor kundër mushkonjave të rritura në disa lagje të Shkupit, si Gjorçe Petrov, Hrom, Vlae, Karposh, Debar Maallo, Maxhir Maallo, Keji i Vardarit, Vodno, Przhinë, Draçevë, Maxhari, Lisicë dhe zona të tjera të banuara, me qëllim luftimin e mushkonjave në fazën e tyre të rritur.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button