Shtatë persona me ethe të Nilit Perëndimor në Klinikën Infektive, njëri ende në gjendje të rëndë shëndetësore

“Shtatë persona, te të cilët është konfirmuar ethet e Nilit Perëndimor, janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive. Gjendja shëndetësore e njërit prej tyre, një 76-vjeçar nga Shkupi, i cili është vendosur në repartin e kujdesit intensiv në Klinikën Infektive, ende është e rëndë dhe ai është nën mbështetje respiratore”, deklaroi sot për MIA-n drejtori i Klinikës, Fadil Cana.

Ai theksoi se personi që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është në Klinikë prej një jave dhe nuk ka udhëtuar jashtë vendit. Gjashtë personat e tjerë të shtruar, sqaroi dr. Cana, janë mbi moshën 60-vjeçare, janë në gjendje stabile shëndetësore dhe vetëm njëri prej tyre më herët ka udhëtuar në Greqi.

“Te të gjithë pacientët e hospitalizuar është konstatuar inflamacion viral i trurit dhe cipave të trurit. Simptomat janë temperaturë e lartë, dhimbje të forta koke, çorientim dhe çrregullim i vetëdijes”, shtoi dr. Cana për MIA-n.

Personat e hospitalizuar janë infektuar nga pickimi i mushkonjave të infektuara. Periudha e inkubacionit zakonisht zgjat nga tre deri në 14 ditë pas pickimit, ndërsa shumica e personave e kalojnë infeksionin edhe pa e ditur se janë bartës të virusit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button