Bekim Sali dhe Jeton Shasivari diskutojnë për zbatimin e Agjendës Reformuese

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, ku është diskutuar për zbatimin e Agjendës Reformuese dhe obligimet që i paraprijnë procesit të integrimit evropian.

“Sot zhvillova një takim pune me Ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, me të cilin bëmë një shqyrtim të detajuar të hapave dhe obligimeve që i paraprijnë zbatimit të Agjendës Reformuese dhe që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë.

Gjatë takimit diskutuam për dinamikën e realizimit të reformave, koordinimin ndërinstitucional dhe nevojën për përmbushjen me kohë të të gjitha detyrimeve, me qëllim avancimin e procesit të integrimit evropian.

Agjenda Reformuese mbetet një nga prioritetet kyçe të Qeverisë dhe angazhimi ynë i përbashkët është që çdo institucion të japë kontributin e tij për realizimin e suksesshëm të reformave në interes të qytetarëve dhe të perspektivës evropiane të vendit”, ka shkruar Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button