Sulme të reja ajrore godasin forcat Houthi në Jemen

Sulme ajrore kanë shënjestruar përforcimet e Houthëve në provincat Marib, në Jemenin qendror, dhe Al-Xhevf, në veri të vendit, njoftoi transmetuesi zyrtar i Jemenit.

“Sulmet ajrore kanë goditur përforcimet që u përkasin milicive terroriste Houthi në Marib dhe Al-Xhevf”, raportoi Yemen TV, pa bërë të ditur se kush i kreu sulmet.

Sipas transmetuesit, bombardimet goditën lëshues raketash, një bazë për raketat Katyusha dhe depo armësh të Houthëve në zonat Al-Xhuba, Al-Safra dhe Maxzar, në dy provincat.

Sulmet vranë disa pjesëtarë të grupit Houthi, përfshirë edhe ekspertë të fushës së raketave, shtoi raporti.

Nga grupi Houthi nuk pati menjëherë asnjë reagim lidhur me këto raportime. /TRT World/

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button