DPHM zbulon forcën e stuhisë në Shkup: Erërat arritën deri në 134 km/h

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) publikoi të dhëna për shpejtësinë maksimale të erës që dje shkaktoi dëme të mëdha në Shkup dhe rrethinë, si dhe në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut.

“Në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shtip, në orën 17:00, është regjistruar uragan me goditje maksimale të erës prej 134 km/h, me drejtim perëndim-veriperëndim (WNW). Në Pellgun e Shkupit, në Stacionin Automatik Meteorologjik Shkup, në orën 16:10 është regjistruar uragan me goditje maksimale prej 130 km/h, me drejtim veri-veriperëndim (NNW). Erë me të njëjtën forcë prej 130 km/h është regjistruar edhe në Stacionin Automatik Meteorologjik Novo Sellë në Strumicë, në orën 17:50, me drejtim veriperëndim (NW)”, informoi DPHM.

Sipas klasifikimit të forcës së erës, uragani përfaqëson një erë me shpejtësi që tejkalon 118 km/h.

“Kjo është një erë jashtëzakonisht e fuqishme, e cila në këtë territor ndodh shumë rrallë dhe shkakton shkatërrime të mëdha dhe dëme të konsiderueshme në përmasa të gjera”, thonë nga DPHM.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button