Mexhiti në hapjen e ekspozitës “ŞAHİT OL”, vlerëson krijimtarinë 30-vjeçare të Engin Uzun

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi”, të autorit Engin Uzun, shqiptar me prejardhje nga Shkupi.

“Në ambientet e Kurshumli Hanit u hap ekspozita fotografike “ŞAHİT OL – 30 vjet udhëtim në fotografi” e fotografit Engin Uzun, shqiptar me prejardhje nga Shkupi. Pata kënaqësinë të jem i pranishëm në këtë ngjarje artistike, e cila përmblodhi tri dekada të krijimtarisë së tij përmes njerëzve, vendeve dhe rrëfimeve të kapura nga objektivi.

Ndoshta nuk kishte vend më të përshtatshëm për një ekspozitë me titull “ŞAHİT OL”. Ashtu si Kurshumli Hani që ka ruajtur në muret e tij gjurmët e kohës, edhe fotografia ruan çaste që ndryshe do t’i merrte me vete harresa. Ajo na kujton se historia nuk shkruhet vetëm në libra, por edhe në fytyra, në vende dhe në momente që objektivi arrin t’i bëjë të përjetshme.

Fotografitë e kësaj ekspozite tregojnë se çastet kalojnë, por rrëfimet që mbartin mbeten. Kjo është fuqia e fotografisë dhe vlera e një udhëtimi artistik që prej 30 vitesh ruan njerëz, vende dhe momente, duke i bërë pjesë të kujtesës sonë kulturore.

E përgëzoj Enginin për këtë përvjetor të rëndësishëm të krijimtarisë së tij dhe i uroj nga zemra shërim të plotë, shëndet e forcë, me dëshirën që ta vazhdojë edhe për shumë vite rrugëtimin e tij artistik”, ka shkruar Mexhiti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button