Sali: SHBA mbetet aleat kyç në avancimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes, ku u rikonfirmua partneriteti i fortë strategjik ndërmjet dy vendeve.

Sali bëri të ditur se gjatë takimit u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

“Sot pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Nicole Varnes. Gjatë takimit rikonfirmuam partneritetin e fortë strategjik ndërmjet dy vendeve tona dhe shkëmbyem mendime për bashkëpunimin në procesin e reformave, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, deklaroi Sali.

Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

“Mbetemi të përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si aleat i rëndësishëm dhe partner i besueshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksoi zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button