Kosovë, shënohet përvjetori i 10-të i përpjekjes së dështuar për grusht shteti në Turqi

Në Prishtinë është mbajtur ceremoni përkujtimore me rastin e shënimit të 10-vjetorit të 15 korrikut – Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu.

Ceremonia u organizua nga ambasadori i Turqisë, Sabri Tunc Angili dhe është mbajtur në Rezidencën e Ambasadorit turk.

Në ceremoni morën pjesë Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, kryetari i Partisë Demokratike Turke në Kosovë (KDTP), Fikrim Damka, kryetarë komunash, përfaqësues fetarë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke, lokale dhe ndërkombëtare.

Ceremonia filloi me një moment heshtjeje, intonimin e himneve kombëtare dhe lutje për shpirtrat e të rënëve më 15 korrik.

U.d. Presidentja Haxhiu, tha se mësimi i 15 korrikut është i qartë, qeveritë zgjidhen nga qytetarët, përplasjet politike zhvillohen në parlament dhe debat publik, por, assesi me armë.

“Kosova e di sa të rëndësishme janë institucionet që autoritetin e tyre e marrin nga vullneti i qytetarëve. Andaj, sot e shënojmë këtë ditë me respekt dhe solidaritet të sinqertë. Turqia ishte pranë popullit tonë në qaste vendimtare të historisë së Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu tha se Turqia e ka mbështetur lirinë e Kosovës dhe ishte ndër vendet e para që e njohu pavarësinë Kosovës dhe vazhdon ta mbështesë në diplomaci, siguri dhe zhvillim.

Ambasadori Angili tha se para 10 vjetësh puçistët që ja kishin dorëzuar shpirtin dhe mendjen FETO-s, vranë 250 qytetarë, plagosën mbi 2 mijë dhe miliona njerëzve u shkaktuan dhembje të papërshkrueshme. Ai tha se të frymëzuar nga populli turk, i cili nuk e lejoji FETO-n të depërtojë “ne vazhdojmë të luftojmë me vendosmëri luftën kundër kësaj organizate, si brenda ashtu edhe jasht vendit”.

“Kjo strukturë e errët e cila nuk ka ndjenja përkatësie dhe as vlera morale, përbën një kërcënim për siguri kombëtare të të gjitha vendeve ku vepron. Në këtë kontekst ftojmë edhe njëherë Kosovën mike dhe vëllazërore të mbetet vigjilente ndaj pranisë së vazhdueshme të FETO-s në vend”, theksoi Angili.

Në përmbyllje të ceremonisë ambasadori Angili bëri me dije se të pranishëm në ceremoni ishin të pranishëm edhe dy fëmijët e njërit nga dëshmorët e 15 korrikut dhe djali i një veterani të 15 korrikut. Angili bëri lutje për prindërit e tyre dhe shprehu mirënjohje për familjet e tyre.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button