Sedat Sulejmani merr detyrën si ministër i Kulturës dhe Turizmit: Na pret shumë punë

Ministri i ri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka njoftuar se ka marrë zyrtarisht detyrën, duke theksuar se prioritet do të jenë zhvillimi i kulturës, forcimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja për artistët.
“Sot edhe zyrtarisht e mora detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Na pret shumë punë për artin dhe kulturën, konsolidimin e institucioneve kulturore dhe përkrahjen e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj.
Ministrin në largim Zoran Ljutkov e falënderoj për kontributin dhe angazhimin e deritanishëm”, ka deklaruar Sulejmani.



