Elmazi: Qeveria miratoi vendimin, hapet rruga për ndërtimin e çerdhes së re në Sfillare të Poshtme

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se Qeveria ka miratuar vendimin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tokës shtetërore në Sfillare të Poshtme, duke krijuar kushtet për ndërtimin e një çerdheje të re.

“Qeveria sapo miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim të përhershëm Komunës së Sarajit të tokës shtetërore në Sfillare të Poshtme, duke hapur rrugën për ndërtimin e çerdhes së re, projekt me rëndësi të veçantë për qytetarët.

Në një afat kohor rekord u tejkaluan të gjitha pengesat administrative që për vite me radhë e kishin zvarritur këtë projekt, duke krijuar kushtet për fillimin e realizimit.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve për fëmijët dhe familjet e këtij vendbanimi, si dhe një dëshmi se me përkushtim dhe vullnet, projektet e bllokuara prej vitesh mund të bëhen realitet”, ka deklaruar Elmazi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button