Adnan Azizi: Asnjë pushtet nuk na ka trembur, aq më pak këta të Open Ballkanit

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për mesazhet e mbështetjes dhe duke theksuar se asnjë pushtet nuk do ta zmbrapsë nga veprimtaria politike.
“Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin.
Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran.
Aq më pak këta të Open Ballkanit.
Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.
Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme.
Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, ka shkruar Azizi.



