Asani në Bruksel: Forcojmë bashkëpunimin me BE-në për sigurinë ushqimore

Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Fadil Asani, ka njoftuar se ka marrë pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë të organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, me rastin e 10-vjetorit të Ligjit për Shëndetin e Kafshëve.

“Sot në Bruksel pata kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë, të organizuar nga Komisioni Evropian me rastin e 10-vjetorit të Ligjit për Shëndetin e Kafshëve, duke përfaqësuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky takim ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja dhe për të diskutuar me përfaqësues të institucioneve evropiane dhe ekspertë të fushës mbi sfidat aktuale dhe hapat e ardhshëm në shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore.

Do të vazhdojmë të punojmë për forcimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit veterinar dhe të sigurisë ushqimore në vendin tonë”, ka shkruar Asani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button