Trump: Memorandumi i mirëkuptimit me Iranin për t’i dhënë fund luftës ka “mbaruar”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të mërkurën se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ka “mbaruar”, transmeton Anadolu.
“Është një pyetje shumë interesante për mua. Unë mendoj se ka mbaruar,” Trump në margjinat e samitit të NATO-s në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, kur u pyet nëse Memorandumi i Mirëkuptimit ka vdekur.
“Unë nuk dua të merrem më me ta. Ata janë llum,” shtoi ai.
– Trump thotë se ndërpret çdo tregti me Spanjën
Trump tha se nuk dëshiron të bëjë tregti me Spanjën, duke e quajtur atë “një partner të tmerrshëm” në NATO.
“Ne nuk duam të bëjmë më asnjë biznes tregtar me Spanjën”, tha ai.
“Spanja është një partner i tmerrshëm në NATO. Ata nuk marrin pjesë, nuk paguajnë. Nuk dua të bëj asgjë me Spanjën”, tha Trump.



