Trump do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 7 korrik

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 7 korrik, me ftesë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi kreu i Komunikimit të Turqisë, Burhanettin Duran, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Duran tha se Erdogan dhe Trump do të zhvillojnë bisedime në Ankara për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet “dy aleatëve të ngushtë dhe partnerëve strategjikë”.

Sipas Duran, gjatë bisedimeve do të shqyrtohen marrëdhëniet Turqi-SHBA “në të gjitha dimensionet, përfshirë mbrojtjen, tregtinë dhe investimet”, si dhe do të trajtohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e bashkëpunimit ekzistues.

Ai shtoi se dy liderët pritet gjithashtu të shkëmbejnë mendime mbi zhvillimet rajonale dhe globale.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button