Arrestohen tre persona për sulmin brutal ndaj një 14-vjeçari në Çento

Policia ka arrestuar tre personat e dyshuar për sulmin brutal ndaj një djali 14-vjeçar në lagjen Çento të Shkupit, ku viktima ishte rrahur dhe goditur disa herë me thikë.
Sipas informacioneve, incidenti ka ndodhur pasi i mituri ishte ftuar të takohej me disa të njohur në një park, por në vend të tyre janë paraqitur tre persona të rritur, të cilët menjëherë kanë nisur sulmin fizik ndaj tij. Ai fillimisht është rrahur, më pas është goditur disa herë me thikë dhe është lënë i plagosur në vendin e ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, nga ku bëjnë të ditur se të dyshuarit janë privuar nga liria dhe se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim penal.
Viktima është lëshuar për mjekim në shtëpi, por familja e tij thotë se vazhdon të jetojë në frikë dhe kërkon që rasti të trajtohet si tentativë për vrasje.



