Kina u kërkon SHBA-së dhe Iranit të avancojnë negociatat drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse

Kina u bëri thirrje SHBA-së dhe Iranit që të avancojnë negociatat drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse të konfliktit, transmeton Anadolu.
Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin kinez, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, tha se Pekini “gjithmonë ka besuar se sanksionet e njëanshme ndaj Iranit duhet të hiqen sa më shpejt”.
“Shpresojmë që SHBA-ja dhe Irani të zbatojnë së bashku Memorandumin e Mirëkuptimit të Islamabadit, i cili tashmë është nënshkruar, dhe të çojnë përpara negociatat për të promovuar një zgjidhje gjithëpërfshirëse… sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Guo.
Deklarata erdhi në kohën kur Katari po pret delegacione amerikane dhe iraniane për bisedime të ndara të martën dhe të mërkurën.
Të dërguarit e Shtëpisë së Bardhë udhëtuan drejt Dohas pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën se Irani kishte kërkuar një takim në kryeqytetin e Katarit.
Megjithatë, Irani mohoi se janë planifikuar bisedime të drejtpërdrejta me Washingtonin, ndërsa tha se konsultimet përmes ndërmjetësve vazhdojnë.
