Gjermani, 3 të vdekur nga zjarri në një apartament

Tre persona humbën jetën në një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Monschau, transmeton Anadolu.

Zjarri u përhap gjithashtu në një strukturë të grupit të ndihmës katolike Caritas ku jetojnë të rriturit me aftësi të kufizuara mendore dhe të shumëfishta.

Sipas policisë, ende nuk është e qartë se nga cila ndërtesë ishin viktimat. Ndërtesat janë të vendosura afër njëra-tjetrës, tha një zëdhënëse për të përditshmen Bild.

Radio stacioni privat Antenne AC fillimisht raportoi se viktimat ishin nga objekti i Caritas.

Disa persona të tjerë u plagosën dhe aktualisht janë duke u ekzaminuar. Ata pësuan thithje tymi, tha policia. Numri i saktë ende nuk është përcaktuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button