Arianit Xhaferi: Si mund të fajësohet qeveria aktuale për një vendim të gjyqtarëve të zgjedhur kur BDI ishte në pushtet?

Aktivisti i sektorit civil, Arianit Xhaferi, ka reaguar pas protestës së mbrëmshme të organizuar nga BDI në Tetovë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e emrave të vjetër të disa rrugëve në qytet. Protesta u zhvillua e qetë dhe pa incidente.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Xhaferi ngre një pyetje që, sipas tij, meriton një përgjigje të sinqertë: nëse vendimi është marrë nga gjyqtarë kushtetues me mandat nëntëvjeçar, shumica e të cilëve janë zgjedhur para vitit 2023, në kohën kur BDI ishte pjesë e pushtetit, atëherë si mund të mbahet përgjegjëse qeveria aktuale apo një parti që sot është në pushtet?

Ai thekson se në një shtet të së drejtës vendimet e gjykatave mund të pëlqehen ose të kundërshtohen, por përgjegjësia politike nuk mund të ndërtohet mbi akuza selektive dhe sipas interesit të ditës.

Më tutje në reagimin e tij, Xhaferi apelon që të respektohet inteligjenca e qytetarëve, duke vënë në pikëpyetje narrativën politike që, sipas tij, po ndërtohet rreth këtij rasti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button