Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka reaguar pas protestës së organizuar nga BDI në Tetovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët tregoi, sipas tij, humbjen e besimit të qytetarëve ndaj kësaj partie.

Në një postim në rrjetet sociale, Dauti shkruan se BDI, pas më shumë se dy dekadash në pushtet, po përballet me pasojat e keqqeverisjes së saj, ndërsa protesta e fundit ishte, sipas tij, “pasqyra më e qartë se qytetarët janë kundër mashtrimeve të përsëritura dhe jo kundër subjektit politik”.

Ai akuzon BDI-në se gjatë viteve të fundit ka organizuar protesta për probleme që, sipas tij, janë krijuar gjatë periudhës kur vetë ka qenë në pushtet, duke përmendur edhe çështjen e studentëve, për të cilën thotë se po merr zgjidhje përmes institucioneve.

Dauti thekson se BDI po dështon jo vetëm në zgjedhje, por edhe në mobilizimin e qytetarëve për protesta, ndërsa shton se qytetarët e Tetovës e kanë refuzuar këtë parti që nga zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Në reagimin e tij, ai krahason qeverisjen e kaluar të BDI-së me drejtimin aktual të komunave nga VLEN, duke pretenduar se tashmë në komunat e udhëhequra nga kjo koalicion po realizohen projekte infrastrukturore, investime në gjelbërim dhe përmirësime të tjera në shërbim të qytetarëve.

Në fund, Dauti shprehet se VLEN do të vazhdojë të punojë për, siç thotë ai, zgjidhje të qëndrueshme dhe të ligjshme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e cilësuar koalicionin si “të tashmen dhe të ardhmen” e shqiptarëve në vend.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button