1 i vdekur nga përplasja e trenave të mallrave në Mynih të Gjermanisë

Një person ka humbur jetën pasi dy trena mallrash u përplasën, duke bërë që dy vagonë të dilnin nga shinat dhe të binin nga një urë hekurudhore, transmeton Anadolu

Sipas një zëdhënëseje të policisë në vendngjarje, dy trenat e mallrave u përplasën gjatë natës teksa po kryenin manovra mbi urë. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të njërit prej trenave, duke bërë që dy vagonë të binin nga ura.

Njëri skaj i dy vagonëve përfundoi pranë njëri-tjetrit mbi një rrugë, ndërsa skaji tjetër mbeti mbi urë.

Operacionet për largimin e vagonëve nisën në mëngjes, ndërsa zona e aksidentit në lagjen Milbertshofen mund të mbetet e mbyllur edhe gjatë ditës së nesërme.

Sipas raportit të policisë, nuk ka pasur rrezik për publikun.

Shumë pyetje mbi aksidentin mbetën pa përgjigje deri në mëngjesin e së shtunës. Ndër të tjera, ende nuk është e qartë pse trenat u përplasën gjatë manovrimeve.

Gjithashtu, shkalla e dëmeve ende nuk mund të vlerësohet.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button