Rama reagon për autokolonat e protestuesve nga diaspora: Në makina ka vetëm shoferë, gjithçka bëhet për viralitet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi në mbledhjen e grupit parlamentar edhe për vargun e makinave me protestues nga diaspora që kanë mbërritur në vend për protestën e kësaj të shtune në orën 19:00.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama u shpreh se autokolonat e makinave që po vijnë në Shqipëri për protestën kanë në bord vetëm shoferët dhe se, sipas tij, gjithçka po bëhet për efekt mediatik dhe viralitet.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button