“BDI bën zhurmë, ne bëjmë punë”, Azizi rendit projektet e realizuara të VLEN-it

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka publikuar një status në Facebook ku ka theksuar aktivitetet dhe arritjet e koalicionit gjatë javës së fundit, duke e krahasuar atë me kundërshtarët politikë.

“Ata bëjnë zhurmë e pluhur, ne bëjmë punë”, shkruan Azizi në fillim të reagimit të tij, duke renditur më pas disa prej vendimeve dhe projekteve të realizuara.

Sipas tij, gjatë javës së fundit janë realizuar këto hapa kryesorë:

  • është nënshkruar marrëveshja për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë;
  • është miratuar në Qeveri modeli “One Stop Shop” me Shqipërinë, pas implementimit të mëparshëm me Kosovën;
  • është sjellë, siç thotë ai, investimi i parë i ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë pas 15 vitesh, me vlerë 21 milionë euro dhe 500 vende të reja pune;
  • është votuar në Kuvend Statuti i Universitetit “Nënë Tereza”, duke e fuqizuar institucionin me tre fakultete të reja.

“Derisa ata merren me propagandë, ne sjellim rezultate. VLEN-i n’punë!”, përfundon Azizi, duke shtuar edhe mesazhin politik: “BDI, tung e ki!”.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button