Real Madridi zyrtarizon Konaten, vazhdon përforcimin e skuadrës për sezonin e ri

Real Madrid ka bërë publik afrimin e mbrojtësit francez Ibrahima Konate, i cili i bashkohet klubit si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Liverpool FC.
Me këtë lëvizje, klubi madrilen vazhdon të përforcojë skuadrën në merkaton verore, duke kompletuar një tjetër transferim të rëndësishëm, pas emërimit të trajnerit José Mourinho.
Konate ka firmosur një marrëveshje katërvjeçare me “Los Blancos”, e cila do ta mbajë në “Santiago Bernabéu” deri më 30 qershor 2030.
Para mbërritjes së mbrojtësit francez, Real Madridi kishte konfirmuar edhe afrimet e Marc Cucurella dhe Bernardo Silva.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit po punojnë edhe për goditje të tjera në merkato. Mes emrave që përmenden si objektiva të radhës janë Denzel Dumfries nga FC Internazionale Milano, si dhe Enzo Fernández, për të cilin raportohet se negociatat me Chelsea FC kanë avancuar.



