Kasami: Përfaqësimi i grave duhet të shndërrohet në ndikim real

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në diskutimin me temë “Nga përfaqësimi tek ndikimi”, i organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në ndërtimin e institucioneve më gjithëpërfshirëse.

“Sot në Komunën e Tetovës u mbajt diskutimi me temë ‘Nga përfaqësimi tek ndikimi’, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike në partneritet me Ambasadën e Gjermanisë.

Ky takim ishte një mundësi e mirë për të diskutuar mbi rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grave në proceset vendimmarrëse dhe rolin e tyre në ndërtimin e institucioneve më të forta, më gjithëpërfshirëse dhe më afër qytetarëve.

Përfaqësimi nuk duhet të mbetet vetëm një statistikë, por duhet të shndërrohet në ndikim real në vendimmarrje dhe në zhvillimin e shoqërisë. Në këtë drejtim, Komuna e Tetovës ka bërë hapa konkretë. Sot, 50% e institucioneve tona arsimore komunale udhëhiqen nga gra, duke dëshmuar se barazia gjinore nuk është vetëm një synim, por një realitet që po ndërtojmë çdo ditë.

Falënderoj organizatorët dhe Ambasadën e Gjermanisë për këtë iniciativë të rëndësishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme në promovimin e vlerave demokratike dhe pjesëmarrjes qytetare”, ka shkruar Kasami.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button