Emiri i Katarit: Partneriteti tregtar me SHBA-në do të tejkalojë shifrën 1 trilion dollarë

Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se partneriteti tregtar me SHBA-në do të tejkalojë 1 trilion dollarë, gjatë një konference për media me presidentin amerikan Donald Trump në Samitin e G7 në Francë, transmeton Anadolu.

“Marrëveshja e shpallur së fundmi midis SHBA-së dhe Iranit do të sjellë rezultate pozitive për rajonin”, tha Sheikh Tamim, sipas Al Jazeera.

“Kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme, ka ende shumë punë për t’u bërë, por me këtë vrull, nëse vazhdojmë kështu, z.president mendoj se mund të arrijmë dhe të bëjmë gjëra të mëdha në rajon”, shtoi ai.

“Doha është gjithmonë e gatshme të ndihmojë sa herë që miqtë na kërkojnë ndihmë”, shtoi emiri i Katarit.

Kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, vendi i të cilit udhëhoqi ndërmjetësimin midis Washingtonit dhe Teheranit, njoftoi herët të hënën se SHBA-ja dhe Irani kishin arritur marrëveshje pas negociatave intensive.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet të premten në Zvicër.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button