Kirurgët turq kryejnë transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në 8 drejtime

Një ekip mjekësor turk ka kryer transplantin e parë në botë të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në tetë drejtime, tha ministri i Shëndetësisë i vendit, transmeton Anadolu.

Në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal, Kemal Memisoglu përgëzoi profesorin Sezai Yilmaz dhe ekipin e tij në Universitetin “Inonu” për kryerjen e procedurës, duke e quajtur atë një moment historik në mjekësi.

“Në Institutin e Transplantit të Mëlçisë në Universitetin tonë ‘Inonu’ është arritur një tjetër e para botërore”, tha Memisoglu, duke shtuar: “Dr. Sezai Yilmaz dhe ekipi i tij i nderuar kanë shkruar emrat e tyre në historinë e mjekësisë me një transplant të mëlçisë me shkëmbim të kryqëzuar në tetë drejtime”.

Ai tha se Turqi është bërë një qendër e njohur globalisht për transplantin e mëlçisë, falë edhe shkencëtarëve dhe mjekëve të trajnuar në Universitetin “Inonu”, i vendosur në Anadollin Lindor.

Sipas Memisoglut, rreth 1.800 transplante mëlçie kryhen çdo vit në Turqi ndërsa më shumë se 300 prej këtyre procedurave realizohen në këtë institut.

Ai përgëzoi ekipin mjekësor dhe vlerësoi kontributin e tyre në avancimin e kujdesit shëndetësor dhe shkencës mjekësore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button