Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Siguria ndërtohet me institucione të forta dhe sundim të ligjit

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali ka njoftuar se në Skopje Security Forum 2026 kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë identitetin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor.
“Në Skopje Security Forum 2026 diskutuam mbi sfidat dhe mundësitë që përcaktojnë identitetin e sigurisë së Ballkanit Perëndimor.
Siguria nuk është vetëm mungesë konflikti. Ajo ndërtohet përmes institucioneve të forta, sundimit të ligjit, reziliencës, bashkëpunimit rajonal dhe vizionit të përbashkët evropian.
Një Ballkan Perëndimor i sigurt dhe i qëndrueshëm është kontribut i drejtpërdrejtë për një Evropë më të fortë dhe më të bashkuar”, ka shkruar Sali.



