“Miqësia VLEN & VETËVENDOSJE! po zhvillohet e thellohet, në interes të shqiptarëve”

VLEN-i ka uruar Lëvizjen VETËVENDOSJE me rastin e 21 vjetorit të themelimit të partisë. Me këtë rast, një delegacion i VLEN-it i udhëhequr nga kryetari i partisë Bilall Kasami, ka marrë pjesë në festimet e VETËVENDOSJES me rastin e përvjetorit të 21-të të partisë në Prishtinë.
Urimi i VLEN-it:
21 vjet VETËVENDOSJE!
Kryetari i VLEN-it Bilall Kasami, bashkë me aktivin e VLEN-it, mori pjesë në shënimin e 21-vjetorit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Miqësia VLEN & VETËVENDOSJE! po zhvillohet e thellohet, në interes të shqiptarëve dhe të bashkëpunimit rajonal.



