Gjykata e Lartë lë në fuqi masën “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj

Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka pranuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për lirimin e tij nga paraburgimi.
Në seancën e sotme, Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GjPAKKO).
Në një njoftim të publikuar në uebfaqen e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë thuhet se në seancën e sotme gjykata vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.
GjPAKKO-ja kishte vendosur më 24 shkurt 2026 që masa “arrest në burg” për Veliajn të mbetej në fuqi, masë e cila kundërshtohet nga kryebashkiaku i Tiranës.
Erion Veliaj kishte kërkuar në Gjykatën e Lartë lirimin nga paraburgimi, ndërkohë gjykatat edhe më parë kanë refuzuar kërkesat e tij për shfuqizimin e masës “arrest në burg”.
Kryebashkiaku Veliaj është arrestuar më 10 shkurt 2025, i dyshuar sipas autoriteteve për korrupsion dhe pastrim parash dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Veliaj është kryetar i Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, ndërkohë ka mbajtur post edhe në Qeverinë e Shqipërisë, si dhe ka qenë edhe deputet.



