U kthye nga robëria izraelite, Baki Goxhaj: “Na lidhën, na mbyllën sytë dhe na dhunuan”

Një grup aktivistësh dhe familjarësh pritën këtë të premte Baki Goxhajn në aeroportin e Rinasit në Tiranë, pasi me ndërhyrjen e Turqisë u liruan nga robërimi izraelit.

Goxhaj ishte kidnapuar nga ushtarët izraelitë në ujërat ndërkombëtare, ndërsa ishte pjesë e flotiljes “Sumud”, e nisur drejt Gazës në kuadër të një misioni humanitar për dërgimin e ndihmave.

Në një prononcim për mediat, ai rrëfeu momentet e vështira gjatë kidnapimit, dhe thanse kishte përjetuar trajtime çnjerëzore nga ushtarët izraelitë.

Sipas tij, aktivistët në bord janë përballur me presion dhe dhunë fizike gjatë ndërhyrjes së forcave izraelite.

“Unë jam nga Vlora dhe vitet e fundit jam angazhuar si aktivist për çështjen palestineze, për t’i dhënë fund gjenocidit dhe për zgjidhjen e kësaj çështjeje që po zgjat prej 80 vitesh si një plagë e hapur në botën moderne. Organizata që merret me organizimin e flotiljes është online dhe ka hapur aplikime për t’u bërë pjesë e flotiljes. Edhe unë, pasi u informova, ndoqa procedurat për t’u bërë pjesë e saj. Rreth 10 ditë më parë u nisëm. Ne ishim në ujëra ndërkombëtare kur pamë disa anije të mëdha dhe dy skafe të fuqishëm që po afroheshin. Pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, nuk ishte e mundur. Duke u afruar, na kërcënuan dhe qëlluan me armë; nuk e di nëse ishin plumba të vërtetë.

Hipën në anije, na lidhën duart të gjithëve; mua më lidhën edhe sytë, sepse isha pak i zëshëm duke kërkuar të na lironin. Na morën zvarrë dhe na çuan në një anije të madhe të sajuar me kontejnerë, ku kemi qëndruar 2 ditë e 2 net si bagëti. Në anije kishim vetëm ujë për të pirë dhe bukë të thatë. Kam qenë aty dhe e kam parë me sytë e mi; kam dëgjuar një vajzë palestineze jo shumë larg meje që më pas u dhunua. E kam parë gjithë skenën”, tha Goxhaj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button