Peleshi takon ambasadorin turk: Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet strategjik të konsoliduar

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi ka deklaruar se Shqipëria dhe Turqia ndajnë një partneritet strategjik të konsoliduar, transmeton Anadolu.

Kryeparlamentari Peleshi ka pritur në një takim ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Baris Ceyhun Erciyes.

Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi ka theksuar se bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë vijon të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të gjithanshme mes dy vendeve.

“Shqipëria dhe Turqia ndajnë një miqësi të hershme dhe një partneritet strategjik të konsoliduar, që vijon të forcohet në shërbim të paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona mbështeten në miqësinë tradicionale mes popujve tanë dhe në një dialog të vazhdueshëm institucional”, ka theksuar Peleshi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button