Konjufca takon Sorensenin: Kosova e përkushtuar ta përmbyll dialogun me Serbinë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca ka deklaruar se Kosova mbetet e përkushtuar për ta përmbyllur dialogun me Serbinë përmes njohjes reciproke.

Konjufca ka thënë se këtë e ka rikonfirmuar në takimin e përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës në dialogun me Serbinë Agron Bajramin, me rastin e pritjes së emisarit special të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen, në Bruksel.

“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në Ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca në X.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button