Afrim Gashi në Bern, takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Bern, ka zhvilluar takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Në takim, sipas njoftimit, është diskutuar për partneritetin e fuqishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme zvicerane për RMV-në.
“Në kuadër të vizitës së punës në Bern, zhvillova takim me drejtuesit e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ku diskutuam për partneritetin e fuqishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme zvicerane për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Temë e rëndësishme e diskutimit ishte Programi për Mbështetje Parlamentare (PSP), i cili ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Institutit Parlamentar, forcimin e kapaciteteve administrative dhe hulumtuese, si dhe në avancimin e transparencës dhe llogaridhënies së Kuvendit.
Shpreha mirënjohje për përkrahjen në proceset reformuese, demokratike dhe digjitalizuese që kontribuojnë në forcimin e institucioneve tona dhe në rrugën drejt integrimit europian, ndërsa u pajtuam që këtë bashkëpunim korrekt ta vazhdojmë edhe më tej”, ka deklaruar Gashi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button