Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizon takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadorit të SHBA-së, Nicole Varnes

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim pune me ushtruesen e detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes, ku u diskutua për proceset reformuese dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, Kryetari Gashi theksoi përkushtimin e Kuvendit ndaj reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në avancimin e standardeve demokratike dhe institucionale.
Në fokus të bisedës ishte edhe digjitalizimi i proceseve parlamentare, i cili u vlerësua si element kyç për rritjen e funksionalitetit, transparencës dhe sigurisë institucionale në punën e Kuvendit.
Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve ndaj Maqedonisë së Veriut, duke riafirmuar rëndësinë e aleancës dhe partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve për forcimin e demokracisë, stabilitetit dhe perspektivës euroatlantike të vendit.


