Amir Elezi: Në hapësirat e DAP-it u organizua aksion i dhurimit të gjakit

Sot, në hapësirat e Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Shkup, në organizim të udhëheqësisë së këtij institucioni, në krye me drejtoreshën Elena Petrova dhe zëvendësin Qemal Krosi, u organizua aksion i dhurimit të gjakut.
Falënderojmë të punësuarit në këtë institucion për përkrahjen e kësaj iniciative humane, e cila shpëton jetë njerëzish. Njëkohësisht, dëshirojmë t’u bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera në vend që t’i bashkëngjiten misionit tonë human, sepse çdo pikë gjaku mund të jetë shpresë dhe jetë për dikë në nevojë.



