VLEN: Investim historik prej 74 milionë euro për Spitalin klinik në Tetovë

Pas më shumë se 30 vitesh pritje dhe mungesë investimesh në shëndetësi, Pollogu më në fund po e merr hisen që i takon. Modernizimi i Spitalit klinik në Tetovë nuk është më temë diskutimi, por projekt konkret që po realizohet.
Me një investim prej rreth 74 milionë euro, ky është projekti më i madh shëndetësor që realizohet ndonjëherë në këtë rajon. Ai përfshin rikonstruim të plotë të kapaciteteve ekzistuese, ndërtim të pavijoneve të reja dhe pajisje me teknologji moderne, që qytetarët të mjekohen më shpejt, më mirë dhe më sigurt.
Ky është investim historik që do ta ndryshojë Pollogun.
Për vite me radhë, qytetarët janë detyruar të kërkojnë zgjidhje jashtë rajonit, të udhëtojnë drejt Shkupit, të humbin kohë, para dhe energji për shërbime që është dashur t’i kenë më afër shtëpisë. Tani kjo po ndryshon.
Po ashtu, ky projekt prek drejtpërdrejt jetën e mbi 250 mijë qytetarëve. Ai forcon kapacitetet shëndetësore në rajon si dhe krijon kushte më të mira për pacientët, mjekët dhe stafin mjekësor.
VLEN-i po i kthen fjalët në projekte. Një nga një, do t’i rregullojmë gjërat që janë lënë pas dore për 20 vite me radhë.
VLEN PO VJEN.



