Kasami merr pjesë në forum, në fokus mbrojtja e mjedisit në Tetovë

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka marrë pjesë në forumin ku sipas tij, është disktuar një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet qyteti, mbrojtja e mjedisit dhe ndërtimi i një të ardhmje të qëndrueshme për Tetovën.
“Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e një forumi shumë të rëndësishëm, ku diskutuam një nga sfidat më të mëdha për qytetin tonë, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për Tetovën.
Falënderoj Shoqatën Multikultura për angazhimin dhe iniciativat konkrete që po ndërmerr në këtë drejtim. Besoj fuqishëm se vetëm përmes bashkëpunimit mes institucioneve dhe shoqërisë civile mund të arrijmë rezultate të qëndrueshme dhe afatgjata.
Prandaj, si komunë kemi ndërmarrë një hap konkret: themelimin e një sektori të veçantë për mjedis dhe energji në kuadër të Komunës së Tetovës. Ky sektor do të jetë një shtyllë e rëndësishme për zhvillimin e politikave më efikase dhe për planifikim më të mirë për të ardhmen e qytetit tonë.
Angazhimi im mbetet i qartë, të ndërtojmë institucione funksionale, transparente dhe të përgjegjshme për qytetarët. Ndërsa bashkëpunimi me organizatat, ekspertët dhe qytetarët do të jetë gjithmonë në qendër të punës sonë!”, ka shkruar Kasami.



